Uji është ndër resurset më të rëndësishme natyrore dhe pjesë esenciale e jetës së të gjithë organizmave në botë.
Në sport dhe aktivitete fizike, uji është faktor i rëndësishëm i performancës dhe më së i mjaftueshëm për aktivitete deri në 60 minuta. Mbi 60 minuta aktivitet dhe sidomos në aktivitete më intensive, trupi i njeriut fillon përmes djersës të humbas minerale të rëndësishme që nuk mund të zëvendësohen vetëm me ujë të thjeshtë.
Mineralet që më së shpejti humbasin gjatë aktiviteteve fizike janë kripërat (sodium), kalciumi dhe potasiumi, apo siç njihen ndryshe, elektrolitet. Humbja e këtyre mineraleve shpie në lodhje të muskujve, ngërçe, dehidrim, konfuzion dhe përfundimisht mund të shkatërrojë një ushtrim apo garë sportive.
Cila është zgjidhja?
Pijet sportive me përmbajtje uji, elektrolite dhe karbohidrate janë të formuluara specifikisht për të balancuar mineralet në trup duke ndikuar në performancë, hidratim dhe rikuperim.
Përzgjedhja në mes të llojeve dhe mundësive të ndryshme të pijeve sportive varet nga disa faktorë:
- kohëzgjatja e aktivitetit;
- niveli i aktivitetit: lehtë, moderuar, intensiv;
- kushtet atmosferike (sa më nxehtë, djersitja më e lartë);
- nevojat individuale (jo të gjithë djersitën njëjtë);
Një rregull e artë e hidratimit është të mos pritet deri tek ndjesia e etjes por të konsumohet rregullisht çdo 20-30 minuta të aktivitetit fizik për të shmangur dehidrimin dhe për të qëndruar të energjizuar.
Në Maximal, rekomandojmë Isodrinx, pije profesionale sportive në formë tablete apo pluhur. Isodrinx është mix i balancuar i elektroliteve, karbohidrateve, vitaminave dhe fibrave të nevojshme për të menaxhuar çdo aktivitet fizik.