Në sportet e qëndrueshmërisë si vrapimi, çiklizmi, triathloni, noti etj, karbohidratet janë baza e dietës.
Si burim kryesor i energjisë, karbohidratet ndahen në glukozë, e cila ruhet në muskuj dhe mëlçi si glikogjen. Gjatë një aktiviteti fizik, trupi prekë këto depozita për ti shfrytëzuar si burim të energjisë. Normalisht, edhe yndyrat në trup mund të përdorën si burim i energjisë por karbohidratet paraqesin një burim më të shpejtë dhe efikas.
Në sportet e qëndrueshmërisë, pas afro 90 minutash aktivitet, depozitat e glikogjenit në trup fillojnë të shterojnë dhe nëse ato nuk zëvendësohen, trupi fillon të ndjejë lodhjen dhe gradualisht fillon të bie performanca.
Duke siguruar marrjen e mjaftueshme të karbohidrateve para, gjatë dhe pas ushtrimeve ose garave, atletët optimizojnë performancën, parandalojnë lodhjen dhe rikuperohen më shpejt.
Konsumimi i karbohidrateve brenda 30 minutash deri në një orë pas ushtrimit është thelbësor për rikuperimin optimal. Varësisht nga intensiteti dhe kohëzgjatja e aktivitetit, atletët duhet të planifikojnë në mes të karbohidrateve të thjeshtë për tretje të shpejtë dhe karbohidrateve komplekse për tretje më të ngadalshme.
Si rregull bazike konsiderohet konsumimi i 30 deri 60g karbohidrate gjatë çdo ore të aktivitetit fizik.
Në Maximal rekomandojmë energji gel, endurance bar, energji bar për të menaxhuar aktivitetet fizike mbi një orë.