Maximal

BCAA 2:1:1 vs 4:1:1: dallimet kryesore dhe përdorimi

Sportistët jo rrallë i shtyjnë trupat e tyre deri në kufijtë ekstremë duke përballuar jo vetëm lodhjen fizike, por edhe sfida të ndërlikuara metabolike. Një nga suplementet më të diskutuar për mbështetjen e performancës dhe rikuperimit është BCAA (aminoacidet e degëzuara): leucinë, izoleucinë dhe valinë. Këto aminoacide esenciale janë jetike për sintezën e proteinave të muskujve, reduktimin e dëmtimit muskulor dhe menaxhimin e lodhjes së shkaktuar nga ushtrimi. Meqënese trupi i njeriut nuk i prodhon vetvetiu, ato përfitohen me ushqim dhe suplemente.

Dy formulime të zakonshme janë 2:1:1 dhe 4:1:1 që nënkupton:

2:1:1: Për çdo 2 pjesë leucinë, ka 1 pjesë izoleucinë dhe 1 pjesë valine;

4:1:1: Ka dyfish më shumë leucinë, me 4 pjesë leucinë dhe 1 pjesë izoleucinë dhe valinë secila;

  • Leucina është stimuluesi më i fuqishëm i sintezës së proteinave të muskujve. Gjithashtu ndihmon në reduktimin e dëmtimit të muskujve gjatë ushtrimeve të zgjatura;
  • Izoleucina ndihmon në rritjen e marrjes së glukozës në qeliza, duke ofruar një burim të rëndësishëm energjie gjatë aktiviteteve të gjata;
  • Valina ndihmon në kufizimin e përthithjes së triptofanit në tru, duke ndihmuar në vonimin e lodhjes qendrore;

Mund të duket që 4:1:1 për shkak të përmbajtjes më të madhe të Leucines është zgjedhje e lehtë por më shumë nuk është gjithmonë më mirë sepse efikasiteti i BCAA është tek balanca e tyre dhe lloji i aktivitetit fizik ku do të përdoren. 

Për vrapuesit, çiklistët, triatletët dhe aktivitete tjera të gjata— raporti 2:1:1 është përgjithësisht zgjedhja më e mirë për shkak të furnizimit të qëndrueshëm me energji, reduktimit të lodhjes dhe mbrojtjës së muskujve.Nërsa, BCAA 4:1:1 mund të jenë më e dobishme në sportet ku kërkohet forcë më e madhe e mënjherershme si bodybuilding, crossfit, peshëngritje etj.

0%
Shporta e blerjes mbyll